Harper Collins

HarperCollins Publishers eshte nje nga liderat ne botimet e materialeve ne gjuhen Angleze. Me kryesi ne New York, kompania eshte pjese e News Corp. Shtepia e Mark Twain, motrat Brontë, Thackeray, Dickens, John F. Kennedy, Martin Luther King Jr., Maurice Sendak, Shel Silverstein, dhe Margaret Wise Brown, HarperCollins u themelua nga vellezerit James dhe John Harper ne New York City ne vitin 1817, si J. dhe J. Harper, me vone Harper & Brothers. Ne 1987, kur njihej si Harper dhe Row, ajo u ble nga News Corporation. Kjo kompani e madhe per botimin e librave, e njogur ne te gjithe boten, u formua duke ndjekur blerjen nga Ana e news Coorporation te shtepise botuese Britanike William Collins & Sons. E themeluar ne 1819, William Collins and sons publikoi nje numer te madh biblash, atlasesh, fjaloresh dhe botime klasike te perpunuara, duke u zgjeruar me kalimin e viteve e duke perfshire ne botimet e tyre autore legjen dare si H.G. Wells, Agatha Christie, J. R. R. Tolkien dhe C. S. Lewis.

Sot, HarperCollins eshte nje botues i kudondodhur dhe ka publikime ne fushat: letersi dhe vepra fantastiko-shkencore komerciale, libra biznesi, libra gatimi, tregime te verteta, mister, romance, reference, art, dizajn, shendetesi, mireqenie, si dhe libra fetare e shpirterore. Me seli ne New York, HarperCollins ka grupe shtepish botuese ne te gjithe boten ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes, Mbreterine e Bashkuar, Kanada, Australi, Zelande e Re dhe Indi. Me pothuajse 200 vjet histori, HarperCollins ka botuar vepra te disa prej autoreve me te medhenj ne te gjithe boten, perfshire fitues te cmimeve Nobel, Cmimet Pulitzer, The National Book Award, The Newbery Medal, dhe Caldecott Medal. HarperCollins eshte vazhdimisht nje hap perpara inovacionit, duke perdorur teknologjine dixhitale per te krijuar pervoja unike te te lexuarit si dhe per te zgjeruar mundesine e te paturit te autoreve te tij.