Atlase

Një atlas është një koleksion hartash; ajo është një hartë e tokës ose e një zone të tokes, por ka edhe atlase të planeteve të tjerë (dhe satelitëve të tjerë) në sistemin diellor. Për më tepër ekzistojnë edhe atlaset anatomikë, të cilat përmbajnë trupin e njeriut ose organizma të tjerë. Tradicionalisht, atlaset kanë qenë në formën e një libri, po sot, shumë atlase janë në formate multimediale. Përvec prezantimit të vecorive gjeografike dhe kufijve politikë, shumë atlase shpesh lidhin statistika gjeopolitike, shoqërore, fetare dhe ekonomike. Ato gjithashtu kanë informacione rreth hartës dhe vendeve në të.