Metoda te gjuhes Angleze (ELT)

Anglishtja është një gjuhë që ka arritje dhe influencë të madhe; ajo mësohet në të gjithë botën në rrethana të ndryshme. Në vendet Anglisht - folëse, mësimi i gjuhës Angleze është zhvilluar në dy drejtime të mëdha: udhëzim për njerëzit që synojnë të jetojnë atje, dhe për ata që nuk synojnë. Këto ndarje janë afirmuar, e ndërsa instruksionet për këto dy "industri" kanë përdorur terminologji të ndryshme, duke vijuar me trajnime kualifikuese ndryshe, kanë formuar shoqata profesionale të ndara, e kështu me radhë. Më e rëndësishmja, këto drejtime kanë struktura të ndryshme financimi, publik tek i pari dhe privat tek i dyti, dhe në një farë mënyre, kjo ndikon në mënyrën që krijohen shkollat dhe si mbahen klasat. Cështjet janë edhe më të ndërlikuara nga fakti që Mbretëria e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikes, të dyja motorë të mëdhenj të gjuhës, i përshkruajnë këto kategori në terma të ndryshëm.